Sulmi me armë në Fier, makina e vjedhur në Elbasan

schedule10:09 - 4 Prill, 2019

schedule 10:09 - 4 Prill, 2019

Zbardhen të tjera detaje për sulmin e mbrëmshëm me armë ne qytetin e Fierit. Makina e autorëve, e cila u gjet e djegur në lagjen “Afrimi i Ri” me targa false, dyshohet se është vjedhur në Elbasan.

Nuk dihen ende shkaqet pse u qëllua me breshëri kallashnikovi në drejtim të një biznesi që merret me pjesë këmbimi të makinave, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Parkut”, por pronarët kanë dëshmuar në polici se nuk kishin konflikte me njeri.

Fatmirësisht, nga ky sulm me armë nuk pati të dëmtuar, përveçse plumbave që kanë depërtuar në objekt. Nga Policia e Fierit raportohet se makina tip ‘BMW’ që u dogj nga autorët pas ngjarjes kishte targa false dhe  i përkasin një automjeti tip ‘Renault’. Gjithashtu po hetohet nëse shënjestra ka qenë ndonjë person pranë biznesit apo pronarët vetë.

“Ky është vendi i dytë i dinamikës së ngjarjeve të natës së djeshme ku persona të paidentifikuar pasi kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një subjekti privat janë drejtuar në këtë rrugicë, ku kanë bërë edhe djegien e një automjeti tip “BMW” me targa false për të humbur gjurmët e një krimi të mundshëm”, raporton gazetarja e ABC News, Adriana Mile./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!