Sulmi me armë në Deçan, ministri i Brendshëm: I bëj thirrje vrasësit të dorëzohet

schedule16:10 - 27 Nëntor, 2021

schedule 16:10 - 27 Nëntor, 2021

Kanë kaluar disa orë nga sulmi me armë në Gllogjan ku humbën jetën 2 nxënës e shoferi i autobusit dhe ende nuk ka një autor të ngjarjes së rëndë. Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla në një konferencë për media i ka bërë thirrje autorit të krimit të mbrëmshëm që të dorëzohet.

“Unë I bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet sepse për çdo ditë ai i rëndon të tjerët, ai që i ndihmon vrasësit implikohet në vepër penale.Sa më parë që dorëzohet aq më mirë për rrethin e tij dhe për qytetarët e Kosovës. Unë mund të garantoj se jemi të vendosur që të gjitha kapacitetet tona shtetërore janë në dispozicion të zbulimit të këtij rasti”, tha ai.

Ndëkaq ministri i ka bërë thirrje qytetarëve që kanë informacione për krimin që ka ndodhur mbrëmë në Gllogjan të bashkëpunojë me policinë.

“Unë jam kthy në Kosovë dhe kam ardhë drejt në Deçan për ta takuar policinë dhe prokurorët e rastit për t’i vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet për zbardhjen e rastit.Dua t’i bëj ftesë qytetatëve që përçfarë do informacioni ti drejtohen prokurorisë dhe policisë në mënyrë që rasti të zbardhet sa më parë”, tha ai.

Tutje ministri Sveçla u shpreh se hetimet po bëhen në disa pista.

“Tash kemi informacione të ndryshme në rrugë të ndryshme të cilat policia e Kosovës është duke I trajtuar një për një. Janë duke u trajtuar disa pista që po hetohen. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me prokurorinë speciale dhe prokurorinë e rastit, poashtu kemi koordinim me AKI-në që rasti të zbulohet sa më parë dhe vrasësi të vihet para drejtësisë”, tha ai.

Mbrëmë rreth orës 19:00 një sulm makabër është kryer mbrëmë ndaj një autobusi që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan. Tre persona janë vrarë dhe një person është plagosur. Të vrarë kanë mbetur dy nxënës dhe shoferi i autobusit. Vrasësi ende është në arrati.