Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar për ngjarjen tragjike në Turqi, ku të paktën 6 persona mbetën të vrarë si pasojë e një sulmi me bombë.
“Pamje tragjike ato që vijnë nga Stambolli. Zemrat dhe mednimet tona shkojnë për familjet e të vrarëve dhe të plagosurve. Ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe njerëzve të saj në këtë ditë të dhimbshme”, shkruan Xhaçka në një postim në Twitter.
Tragic images coming out of #Istanbul. Our hearts & minds go out to the families of those killed & injured.
We stand by #Türkiye & its people in this painful day. ???? @MevlutCavusoglu— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) November 13, 2022
Gjashtë persona mbetën të vrarë në incident, ndërsa 53 të tjerë u plagosën. Ngjarja ndodhi në rugën Istiklal të Stambollit, një zonë mjaft e frekuentuar nga turistë dhe me dyqane e biznese të shumta. /abcnews.al