Sulmi me 15 viktima në Pragë, reagon Rama: Shqipëria dënon dhunën vdekjeprurëse, qëndrojmë pranë miqve çekë!

schedule19:38 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 19:38 - 21 Dhjetor, 2023

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin e armatosur në universitetin e Pragës, ku mbetën të vrarë 15 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Rama shprehet se Shqipëria dënon ashpër dhunën dhe sulmin e tmerrshëm, ndërsa thekson se në këtë kohë të vështirë qëndron pranë miqve çekë.

“Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë”, shprehet Rama

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!