Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ushtria ukrainase nuk ishte në gjendje të parandalonte sulmin e sotëm rus në qytetin e Chernihiv për shkak tëmungesës së mbrojtjes kundërajrore për shkak të reduktimit të ndihmës ushtarake perëndimore.
“Kjo nuk do të kishte ndodhur nëse Ukraina do të kishte marrë mjete të mjaftueshme të mbrojtjes ajrore dhe nëse vendosmëria e botës për t’i rezistuar terrorizmit rus do të mjaftonte,” tha Zelensky.
Forcat ruse sulmuan me raketa Chernihiv, në veri të Ukrainës, të mërkurën, duke shkaktuar 10 viktima dhe disa të plagosur.
Chernihiv është kryeqyteti i rajonit me të njëjtin emër në Ukrainën veriore, pranë kufirit me Bjellorusinë, dhe ka qënë fokusi i luftimeve gjatë fazës së parë të pushtimit rus në 2022.
Popullsia e tij para fillimit të pushtimit rus vlerësohej në rreth 300,000.
/abcnews.al