“Sulmi kibernetik, më i hershëm se korriku 2022”, Salianji zbulon dëshminë me dyer të mbyllura të ish-kreut të IT

schedule12:38 - 20 Korrik, 2024

schedule 12:38 - 20 Korrik, 2024

Sulmi kiberentik i 2022 nuk ka qenë i pari, që ndodhi në Shqipëri. Të premten, në Komisionin hetimor të TIMS, Ervin Salanji lexoi para mediave dëshminë e dhënë me dyer të mbyllura, nga nga Ish-Drejtoi i IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, i cili thotë se ka ndodhur një sulm ndaj sistemeve shqiptare, në 2021.

“Të gjitha të dhënat gjenden prej 2022 online, shiten dhe blihen të dhënat e sistemit TIMS. Dhe akuzon: sipas standardeve ndërkombëtare kam pasur një ekip të brendshëm në drejtori, që nuk ishte i aftë të kryente procese pune, janë zonja N.C, zoti A.M, zoti B.V dhe sektori i krimit kibernetik. Dhe më pas thotë; për qëllime okulte me veprime e mosveprimet e tyre kanë fshehur sulmin kibernetik të ndodhur ne 2021. Fjali e Salianjit: pra në 2021 që policia e shtetit, ministra e brenshme, na ka garantuar që nuk ka ndërhyrje, drejtori thotë që ka ndërhyrje dhe të dhënat e TIMS janë online.”

Sipas dëshmise së Muçës, i cili është nën arrest shtëpie, në dyshim për vjedhje të të dhenavë te sistemit TIMS, dhe i pezulluar aktualisht nga detyra e Drejtorit, thotë që mosveprimi i organeve komeptente, coi në pasojat që ndodhen në sulmin e korrikut të 2022.

“Ky mos veprim solli fshirjen e cdo sistemi dhe fshirjen e cdo bacup që ka ndodhur në sulmin e 2022, duke cuar me javë të tera rrëzinin e te gjitha sistemeve. Demokratët në këtë komision kërkuan shtyrjen e afatit komisionit për hetime të mëtejshme për sistemin TIMS, duke thirrur dhe persona të tjerë të dëshmojnë, por kjo u rrëzua nga PS me vonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!