Profesori i kriminologjisë dhe eksperti, Ervin Karamuço, e ka cilësuar akt të mirëfilltë terrorist sulmin kibernetik që ndodhi pak ditë më parë në disa faqe të institucioneve shtetërore në vendin tonë.
Me anë të një postimi në Facebook, Karamuço shkruan se qindra e-maile institucionesh shqiptare po bëhen publike nga faqe anonime, duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare.
Postimi i Karamuços:
Fatkeqësisht sulmi kibernetik po rezulton një akt i mirëfillt terrorist me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare. Me qindra shkresa zyrtare dhe emaile institucionesh po publikohen nga një faqe anonime, duke vërtetuar një rrjedhje masive të dhënash shtetërore. /Abcnews.al/