“Sulmi kibernetik, akt i pastër terrorist,” Kulluri: Uroj mos kenë shkuar në nivelin e shërbimeve sekrete

schedule14:18 - 3 Tetor, 2022

schedule 14:18 - 3 Tetor, 2022

Publikimi cdo ditë e më shumë i të dhënave sensitive duket se është një hakerim masiv dhe shumë sensitiv. Ky është mendimi i analistit Edvin Kulluri në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri.

Për Kullurin “sistemi i brendshëm i të dhënave ka qenë i dështuar, dhe nuk e di çfarë ka mbetur për t’u publikuar, dhe është hedhur në Telegram dhe këtë mund ta aksesojnë grupet kriminale. Këtu nuk po mban më njeri përgjegjësi për këtë çështje, uroj të mos kenë shkuar në nivelin e shërbimeve sekrete, uroj të jetë realisht të jetë shmangur aksesin e hakerave në nivele të tjera”.

Për Kullurin, i cili më parë ka mbajtur dhe postin e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes “është akt i pastër terrorist, luftë kibernetike, duhet të kalojë patjetër në SPAK se këtu ka përgjegjësi shtetërore pa dyshim.”

Sipas Kullurit, agjencitë shtetërore dhe institucionet nuk kanë qenë në lartësinë e duhur për t’iu përgjigjur kësaj lufte. /abcnews.al/