Sulmi jugosllav ndaj anijes shqiptare, dëshmitë në “Real Story”: Ngjarja ndodhi brenda ujërave territoriale të Shqipërisë

schedule20:41 - 29 Nëntor, 2023

schedule 20:41 - 29 Nëntor, 2023

Emisioni “Real Story” transmeton për herë të parë dokumentarin e sulmit ndaj peshkarexhës shqiptare nga jugosllavët më 15 dhjetor 1975. Nga sulmi i jugosllavëve, humbi jetën kapiteni shqiptar Fran Ivanaj. Nga hetimet rezultoi se anija nuk kishte shkelur vijën detare.

Hetimi i përbashkët që sipas palës shqiptare, nxorri fajtore anijen ushtarake jugoslallve, kishte poseduar edhe një provë të fortë. Gjatë incidentit, marinarët e peshkatores shqiptare, kishin shkëputur dhe lënë të binte në und të detit, tratën, apo rrjetën e peshkimit. Gjatë peshkimit, gjetja e tratës në ujërat territoriale shqiptare, kishte thyer shumë dyshime dhe kishte hedhur poshtë shumë akuza të jugosllavëve.

Komandanti i bazës ushtarako-detare të sapoformuar të Shëngjiit, Robert Bali thotë se nuk e ka harruar pritjen e akullt që populli i zonës i bëri peshkarexhës së sulmuar nga jugosllavët.

“Presim anijen. Anija vjen me flamurin kombëtar në gjysmë shtizë në nder të viktimës. Aty, të tërë erdhën, mbërritën edhe familjarët. Ishin të lotuar njerëzit, por pati edhe shqetësime të tjera që i kuptuam drejt, këtë marinë pse e mbajmë, kur nuk na mbrojmë? Më ngushtë nuk e kam parë veten në jetën time.”

Të njëjtën situatë, e pohon edhe Kujtim Caka, ish komandanti i skuadriljes së katër siloruesve në Shëngjin.

“Pasi erdhi peshkaresha që u fut në portën e peshkimit, u hoq trupi dhe i panë të gjithë shenjat e plumbave, predhës që edhe e vrau Franin, ata u revoltuan edhe më shumë, një grup. E pamë që u drejtuan nga ne, filluan të na akuzojnë. Nuk e morët gjakun e Franit.”

Robert Bali rrëfen se si gjatë të njëjtës ditë, ishte thirrur në Ministrinë e Jashtme, për të ndihmuar në përpilimin e një note proteste për ngjarjen.

“Shkoj në Ministrinë e Jashtme, ishte sektori i Ballkanit dhe për të përpiluar notë protestën, që të nesërmen qeveria jonë ia dërgoi qeverisë jugosllave. Për të ndjekur këto procedura ligjore, u ngrit një grup negociatash me palën jugosslave. Pala jonë ishte përbërë nga 3-4 persona,. U bë takimi këtu dhe atje. Ishin përgatitur dokumentet e nevojshme.”

Esat Mustafaraj, ish komandanti i katerit silurues tha se kateri silurues nuk ishte hyrë në ujërat jugosllave.

“Pas ngjarjes, kateri mbante një ditar lundrimi, dhe të gjitha veprimet që bënin, regjistroheshin. U dha urdhri që kateri silurues do të bënte rrugën që kishte bërë ditën e ngjarjes. E përshkruam, bëmë udhëtimin dhe aty e kuptuam qëllimin. Pala jugosllave pretendonte se peshkarezha kishte hyrë në ujërat jugosllave e dhe kishte bërë që kateri ynë silurues kishte ndjekur destoerin brenda ujërave jugosllave. Aty, me kompetencën profesionale të zotit Dashamir Ori, çdo gjë vajti në vendin ky ishte e vërteta. Kateri silurues i joni nuk kishte hyrë në ujërat jugosllave.”/abcnews.al