Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sulmi izraelit pranë spitalit në Khan Yunis, raportohet për 10 të vdekur

schedule09:56 - 28 Dhjetor, 2023

schedule 09:56 - 28 Dhjetor, 2023

Për të 83-tën ditë, gjakderdhja e popullit palestinez vazhdon, me Izraelin që zgjeron operacionet e tij në qendër të Gazës, pavarësisht situatës gjithnjë e më kritike për civilët, dhe ndërkohë që shqetësimet intensifikohen për përshkallëzimin rajonal, si në Detin e Kuq, ashtu edhe në Liban.

Forcat izraelite kanë shtuar bastisjet e tyre në qytetet kryesore në Bregun Perëndimor të pushtuar, veçanërisht në Jenin dhe Ramallah. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se dhjetëra mijëra palestinezë po largohen nga Gaza qendrore dhe Khan Younis, duke u përpjekur t’i shpëtojnë sulmeve izraelite.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se 10 persona u vranë dhe 12 u plagosën në një sulm pranë spitalit El Amal në qytetin jugor të Khan Younis.



Zona pranë spitalit al-Amal u godit tre herë brenda një ore. E njëjta zonë u shënjestrua të mërkurën në bomba që vranë të paktën 20 njerëz, sipas Middleeastey.

Në Gaza, të paktën 21,110 njerëz janë vrarë dhe 55,243 janë plagosur në sulmet izraelite që nga 7 tetori.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!