Izrael, asnjë shqiptar i lënduar/ Ministria e Jashtme: 5 shqiptarët janë mirë, jemi në kontakt

schedule09:52 - 14 Qershor, 2025

schedule 09:52 - 14 Qershor, 2025

Nuk ka shqiptarë të lënduar apo dëmtuar në Izrael. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se janë evidentuar pesë shtetas shqiptarë në Izrael, tre me status turisti dhe dy me qëndrim të përkohshëm.

Ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, të informuar dhe po ndjekin udhëzimet e sigurisë së autoriteteve izraelite pas kundërpërgjigjes së Iranit.

Për shkak të zhvillimeve të fundit janë anuluar edhe fluturimet nga Shqipëria drejt Izraelit dhe anasjelltas. Po ashtu, janë mbyllur të gjitha misionet diplomatik dhe pezulluar të gjitha shërbimet konsullore në të gjithë botën, përfshirë edhe ambasadën në Shqipëri.

Të premten, Izraeli sulmoi Iranin duke goditur impiantet bërthamore, fabrikat e raketave balistike dhe objektiva të tjera ushtarake, duke lënë të vrarë komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtare. E menjëhershme ishte edhe kundërpërgjigja e Iranit, i cili lëshoi dronë mbi Izrael duke goditur disa qytete.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!