Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmi i radhës në merkaton e verës, Juventusi s’heq dorë nga Zaniolo

schedule15:15 - 7 Shkurt, 2021

schedule 15:15 - 7 Shkurt, 2021

Mesfushori i Romës, Nicolo Zaniolo, vazhdon të jetë një nga emrat më të përmendur sa herë që jemi në merkato. Italiani pëlqehet shumë nga Juventusi, që ka shfaqur interes për lojtarin edhe më parë.

Sipas raportimit të “Gazzetta dello Sport”, bardhezinjtë do të bëjnë një ofertë zyrtare për 21-vjeçarin gjatë merkatos së verës. Kontrata e Zaniolos me Romën përfundon në vitin 2024 dhe vlera e kartonit të tij vlerësohet diku te 45 milionë euro.

Fatkeqësisht, mesfushori vazhdon të qëndrojë jashtë fushave për shkak dëmtimi dhe mendohet se mund të rikthehet në stërvitje javën e parë të prillit. Nicolo gjithashtu është dhe pjesë e kombëtares italiane, edhe pse nuk dihet nëse do të rikuperohet në kohë për Euro 2020. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!