Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Medlir Mema komentoi për ‘Tirana Live’ sulmin izraelit mbi bazën ushtarake dhe centralet bërthamore në Iran. Mema tha se këto veprime janë menduar prej kohësh dhe se SHBA i ka dhënë dritën jeshile të përkohshme Tel Avivit.
“Izraeli ka aftësinë për të ndërmarrë këto veprime. Trump I ka dhënë dritën ejshile palës iraniane për të ardhur në tryezën e diskutimeve. Irani dhe SHBA janë në një ngërç politik, jemi në rastin ku SHBA i ka dhënë dritën jeshile të përkohshme Izraelit. Irani po ngelet pa aleat të mirëfilltë, mund ta mbështesin me fjalë por mund të kenë të pamundur ta ndihmojnë. Një prej arsyeve pse Siria ishte pjesë e lojës ishte se ishte mënyra e drejtpërdrejtë e Iranit për të sulm uar Izraelin, në momentin ku Siria hiqet nga fusha e lojës, Irani nuk ndërhyn dot përmes Sirisë.
Gabimi që po bën Lindja e Mesme është nënvlerësimi i Iranit. Ka aftësinë për të sabotuar, por asnjë prej këtyre aftësive për tiu kundërpëgjigjet Izraelit me atë mënyrë. Në këtë mënyrë dobësohet Irani.” / abcnews.al