“Kampi në gjumë letargjik, por Shqipëria e ekspozuar ndaj rrezikut”, Llabani: Iranianët në Manzë nën vëzhgim të shtuar

schedule22:37 - 19 Qershor, 2025

schedule 22:37 - 19 Qershor, 2025

Gazetarja Anduena Llabani ngritui shqetësimin për rrezikshmërinë e mundshme që i kanoset Shqipërisë për shkak të pranisë së kampit të iranianëve në Manzë të Durrësit.

E ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC Neës, ajo deklaroi se prej disa ditësh strukturat e Policisë së Shtetit kanë intensifikuar masat e sigurisë dhe po monitorojnë nga afër situatën në kamp, ku aktualisht ndodhen rreth 2800-3000 persona, mes të cilëve edhe ish-ushtarakë apo të plagosur nga përplasjet e mëparshme.

Llabani theksoi se, pavarësisht se lejet e qëndrimit rinovohen rregullisht nga autoritetet shqiptare dhe ndërkombëtare, kampi vazhdon të përbëjë një pikë delikate për sigurinë kombëtare, duke shtuar se banorët e tij ndodhen në një “gjendje letargjike”, por nuk përjashtohet rreziku i aktivizimit në të ardhmen.

“Prej 4-5 ditësh policia e shtetit dhe strukturat kanë marrë përsipër që të jenë shumë vigjilentë që të jenë afër kampit në Manzë. Ka një vigjilencë shumë të madhe. Aktualisht qëndrojnë 2800-3000 persona. Një pjesë e mirë e tyre janë ushtarakë, një pjesë e tyre janë të plagosur nga luftuat më parë. Janë personazhe që shteti shqiptar, por dhe OKB apo ambasada amerikane, rinovojnë lejet e qëndrimit të tyre, aktualisht ata nuk i kanë të revokuar që bën të jenë as në qiell dhe as në tokë.

Ka disa spekulime në fakt edhe për përfaqësimin islamik që u bëhen këtyre personave, duke e sjellë në vëmendjen kampin si një qendër që mund të sjellin probleme, por që për momentin janë në gjumë letargjik”, tha Llabani.

Po ta vesh re Shefi Suprem i Irani, Ali Hosseini Khamenei njërënë dorë nuk e lëviz sepse i kanë bërë atentat më parë. Kanë qendër grup i rrezikshëm në Iran, ku irani i përcakton si hgrup terrorist dhe grup tradhtar përkrah Irakut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!