Sulmi “bavarez” në krizë, Kane, Thuram e Fullkrug në listën e Bayern Munich

schedule14:43 - 21 Dhjetor, 2022

schedule 14:43 - 21 Dhjetor, 2022

Largimi i Robert Leëandoëski nga Bayern verën e shkuar la një “hapësirë” të konsiderueshme në majën e sulmit “bavarez”, shtoi kësaj dhe dëmtimin e Sadio Mane përpara Botërorit e tanimë mund të themi që sulmi i gjermanëve është në krizë.

Deri në fund të sezonit, Bayern plnifikon të përdorë Thomas Muller si qendërsulmues, me Choupo-Moting, që do të luajë i kombinuar me veteranin gjerman ose si zëvendësues i tij.

Mirëpo, në bazë të asaj çka raportojnë mediat gjermane, “bavarezët” do të afrojnë një sulmues të ri verën e ardhshme dhe opsionet janë tepër interesante.

Harry Kane nga Tottenham, Marcus Thuram nga Borussia Monchengladbach dhe Niklas Fullkrug nga Ëerder Bremen janë lojtarët “kyç”, të cilët kërkohen nga bordi drejtues i Bayern.

Ndërkaq, deri në fund të sezonit pozicioni i Muller, i cili do të kalojë tanimë në sulm, do të “mbushet” nga Jamal Musiala, që do të marrë rolin e “fantazistit”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!