Sulmet vdekjeprurëse në Tel Aviv, autoritetet mobilizojnë policinë dhe ushtrinë

schedule09:29 - 8 Prill, 2023

schedule 09:29 - 8 Prill, 2023

Izraeli njoftoi mobilizimin e forcave të policisë dhe ushtrisë pasi tre persona, përfshirë një turist italian, u vranë në dy sulme mes tensioneve në Lindjen e Mesme.

Rreth orës 21:35,  një shofer përplasi me makinë  këmbësorët në Kaufman Avenue, përpara se automjeti i tij të përmbysej, duke vrarë një 36-vjeçar. Në Romë, kryeministrja Giorgia Meloni konfirmoi se ishte shtetasi italian Alessandro Parini dhe i shprehu ngushëllimet familjes së tij.

7 persona, të moshës nga 17 deri në 74 vjeç, mbetën të plagosur. Mes atyre që po trajtohen në Spitalin Isilov në Tel Aviv janë 4 turistë: 3 britanikë dhe 1 italian.

Pas sulmit, i cili ndodhi gjatë javës së Pashkëve, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu “urdhëroi policinë izraelite të mobilizonte të gjitha njësitë rezervë të Gardës Kufitare dhe ushtrinë të mobilizonte forca shtesë.

SHBA-ja njoftoi se është pranë Izraelit pas këtyre sulmeve.

“Të synosh qytetarët e pafajshëm të çdo kombësie është e papranueshme”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedan Patel.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!