Sulmet ukrainase në Belgorod, pesë të vdekur dhe 46 të plagosur

schedule11:01 - 31 Gusht, 2024

schedule 11:01 - 31 Gusht, 2024

Pesë persona u vranë dhe 46 të tjerë u plagosën në një sulm ukrainas në qytetin jugperëndimor rus të Belgorod të premten vonë, tha guvernatori lokal. Vichislav Gladkov tha se 37 nga të plagosurit, duke përfshirë shtatë fëmijë u dërguan në spital.

Autoritetet raportuan gjithashtu se një grua u plagos sot gjatë bombardimeve ukrainase të qytetit kufitar Sebekino në rajonin Belgorod. Ukraina ka nisur shpesh sulme në Belgorod dhe rajone të tjera kufitare të Rusisë muajt e fundit.

Ukraina dhe Rusia thonë se nuk po synojnë qëllimisht civilët në luftën që filloi kur Rusia dërgoi mijëra trupa te fqinji i saj më i vogël në shkurt 2022.

Moska e quan pushtimin një “operacion special ushtarak”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!