Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sulmet shkatërruese të Rusisë, të paktën 10 milionë ukrainas kanë braktisur vendin

schedule14:08 - 20 Mars, 2022

schedule 14:08 - 20 Mars, 2022

Dhjetë milionë njerëz, më shumë se një e katërta e popullsisë, kanë lënë shtëpitë e tyre në Ukrainë për shkak të luftës së nisur nga Rusia. Shifrat i ka bërë të ditura ditën e sotme shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët.

“Ndër përgjegjësitë e atyre që bëjnë luftë, kudo në botë, është vuajtja që u shkaktohet civilëve që detyrohen të ikin nga shtëpitë e tyre”, tha kreu i UNHCR-së, Filippo Grandi.

“Lufta në Ukrainë është aq shkatërruese saqë 10 milionë njerëz janë larguar ose të zhvendosur brenda vendit, ose si refugjatë jashtë vendit”.



UNHCR, agjencia e OKB-së për refugjatët, tha se 3,389,044 ukrainas janë larguar nga vendi që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, kurse 60,352 të tjerë iu bashkuan eksodit që nga përditësimi i së shtunës.

Rreth 90% e atyre që kanë ikur janë gra dhe fëmijë. Burrat ukrainas të moshës 18 deri në 60 vjeç kanë të drejtë për thirrje ushtarake dhe nuk mund të largohen.

UNICEF, agjencia e OKB-së për fëmijët, tha se më shumë se 1.5 milionë fëmijë janë në mesin e atyre që kanë ikur jashtë vendit, duke paralajmëruar se rreziqet me të cilat përballen nga trafikimi dhe shfrytëzimi i qenieve njerëzore janë “reale dhe në rritje”.

Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin (IOM) tha gjithashtu se që nga e mërkura, 162,000 shtetas të vendeve të treta janë larguar nga Ukraina në shtetet fqinje.

Miliona të tjerë kanë ikur nga shtëpitë e tyre, por mbeten brenda kufijve të Ukrainës. Para konfliktit, Ukraina kishte një popullsi prej 37 milionë banorësh në rajonet nën kontrollin e qeverisë, duke përjashtuar Krimenë e aneksuar nga Rusia dhe rajonet separatiste pro-ruse në lindje. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!