Gjashtë persona u vranë sot si pasojë e sulmeve në rajonin e Donetsk, në Ukrainën lindore, njoftoi guvernatori rajonal, ndërsa forcat ruse po përparojnë në rajon.
Ushtria ukrainase është duke luftuar në frontin lindor, ku luftime të ashpra janë zhvilluar dhe trupat ruse po përparojnë gradualisht prej muajsh. Moska ka njoftuar se po pushton fshatra të vegjël, por për momentin nuk ka arritur të depërtojë ndjeshëm në këtë zonë.
Ukraina kohët e fundit urdhëroi banorët të evakuoheshin për shkak të avancimit të trupave ruse në Pokrovsk, një qendër kryesore logjistike në rajonin e Donetsk.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha dje se sektori i Pokrovsk është “më i vështiri” dhe se shumica e sulmeve ruse janë të përqendruara atje.
/abcnews.al