Ministri i Brendshëm i Kievit, Ihor Klymenko, ka thënë se të paktën dy persona u vranë dhe 14 u plagosën në sulmin e fundit masiv të Rusisë.
Tre persona raportohen të zhdukur.
Ndërkohë forcat ruse goditën gjithashtu digën më të madhe në Ukrainë.
Në total forcat ruse lëshuan 12 raketa në rajonin ukrainas, duke shkaktuar të paktën dy viktima. 14 të tjerë mbetën të plagosur, teksa si pasojë e dëmëve të shkaktuara pati një ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në uzinën bërthamore të Zaporizhias.
This night, Russia launched over 60 "Shahed" drones and nearly 90 missiles of various types at Ukraine. The world sees the Russian terrorists' targets as clearly as possible: power plants and energy supply lines, a hydroelectric dam, ordinary residential buildings, and even a… pic.twitter.com/5dX2fAMMiE
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 22, 2024
Sipas kreut të administratës ushtarake në këtë rajon janë shkatërruar shtatë shtëpi dhe janë dëmtuar 35 ndërtesa të tjera. Autoritetet thanë se sulmet ajrore ruse në Zaporizhja zgjatën për më shumë se një orë.
Energoatom, tha se centrali është “në prag të mbetjes pa energji” për shkak të sulmeve ruse mëngjesin e së premtes.
Centrali i Zaporizhjës është më i madhi në Europë dhe Kombet e Bashkuara vazhdimisht kanë paralajmëruar se sulmet ruse rrezikojnë të shkaktojnë një katastrofë bërthamore në këtë uzinë bërthamore.
/abcnews.al