Rusia prej 24 shkurtit vijon sulmet agresive ndaj Ukrainës duke shkaktuar mijëra viktima dhe të plagosur.
Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e reja nga ngjarjet e orëve të fundit në Ukrainë ku duken ushtarë ukrainas që qëndrojnë para tankeve dhe një pjesë tjetër ushtarësh që shikohen në republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut që inspektojnë një automjet në një pikë kontrolli në periferi të Mariupol.
Gjithashtu përmes fotove shikohen dhe civilë të shumtë që ikin nga qyteti drejt zonave më të mbrojtura nga bombardimet. /abcnews.al