Sulmet ruse në Lviv/ Shkon në 7 numri i të vdekurve, mes tyre një foshnje dhe dy fëmijë

schedule08:33 - 4 Shtator, 2024

schedule 08:33 - 4 Shtator, 2024

Të paktën shtatë persona kanë vdekur pas sulmeve në qytetin perëndimor të Lviv, duke përfshirë një foshnjë dhe dy fëmijë të tjerë. Dhjetra mendohet të jenë të plagosur, sipas kryebashkiakut Andriy Sadovy.

Forcat ruse ndërmorën një sulm gjatë natës kundër qytetit ukrainas të Lviv, në perëndim të vendit, me raketa hipersonike “Kinzhal”.

Lajmin e konfirmoi në në Telegram, kryebashkiaku Andriy Sadovy i cili tregon se shpërthime të forta u dëgjuan në qytet pas alarmit për sulm ajror.

Ky është sulmi i dytë në më pak se 24 orë, pas sulmit vdekjeprurës në Paltova. Si pasojë e sulmit me dy raketa balistike, 51 persona humbën jetën dhe mbi 200 mbetën të plagosur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!