Shërbimet e urgjencës në fqinjin e Ukrainës, Poloninë, kanë filluar të kontrollojnë gjendjen e më shumë se 60,000 strehimoreve ndaj bombave në të gjithë vendin, tha një zëvendësministër i Brendshëm.
Lexo edhe: Raketat ruse mbi një tjetër shtet europian, jepet alarmi
“Zjarrfikësit po kontrollojnë gjendjen e tyre, nëse janë të pajisur dhe në gjendje për përdorim. Nëse jo, ne po ndërmarrim hapa për t’i përshtatur ato”, i tha Maciej Wasik transmetuesit Polsat News.
Ai tha se ka 62,000 strehimore në të gjithë vendin dhe kontrolli do të zgjasë rreth dy muaj.
Wasik tha se vendi po përgatitej për “skenarët më të errët” edhe nëse ka vetëm një “probabilitet të vogël që ato të ndodhin”.
Zëvendësministri tha se Polonia, si anëtare e aleancës ushtarake të NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, është një vend i sigurt.
Lexo edhe: Putini është “çmendur” pas rrëzimit të urës, sa larg shkon hakmarrja e tij?
Muajin e kaluar, autoritetet polake vendosën të shpërndajnë tableta jodi në stacionet lokale të zjarrit për të mbrojtur qytetarët nga ekspozimi i mundshëm ndaj radioaktivitetit pas granatimeve pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës. Marrë në mënyrë korrekte, tabletat mund të mbrojnë trupin nga disa nga efektet e dëmshme të rrezatimit. /abcnews.al