Sulmet në Ukrainë, Zelensky: Rusia ka shënjestruar energjinë dhe civilët

schedule10:21 - 10 Tetor, 2022

schedule 10:21 - 10 Tetor, 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se forcat ruse kishin shënjëstruar energjinë dhe civilët në valën e sulmeve me raketa mëngjesin e sotëm, shkruan The Guardian.

Mëngjesi i sotëm ishte i vështirë. Kemi të bëjmë me terroristë. Dhjetra raketa, “Shahids” iraniane. Ata kanë dy objektiva. Objektet energjetike – në të gjithë vendin.

Rajoni i Kievit dhe rajoni Khmelnytsky, Lviv dhe Dnipro, Vinnytsia, rajoni Frankiv, Zaporizhzhia, rajoni Sumy, rajoni i Kharkiv, rajoni Zhytormyr, rajoni Kirovohrad, në jug.

Ata duan të krijojnë panik dhe kaos, duan të shkatërrojnë sistemin tonë energjetik.

Objektivi i dytë janë njerëzit. Qëndroni në strehimore.  Ndiqni rregullat e sigurisë. Dhe mbani mend gjithmonë: Ukraina ishte këtu përpara se të shfaqej ky armik, Ukraina do të vazhdojë të jetë edhe pas armikut,” tha Zelensky.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!