Sulmet në Nagorno-Karabakh, Rusia evakuon 2 mijë civilë

schedule10:35 - 20 Shtator, 2023

schedule 10:35 - 20 Shtator, 2023

Paqeruajtësit rusë kanë evakuuar më shumë se 2000 civilë nga Nagorno-Karabakh, një rajon separatist i kontrolluar nga armenët etnikë, pasi Azerbajxhani filloi dje operacionin e tij “anti-terrorist”.

Një ish-zyrtar i lartë në administratën etnike armene tha se rreth 100 njerëz ishin vrarë dhe qindra të tjerë u plagosën në rajonin e shkëputur pasi Azerbajxhani filloi atë që ai e quajti një “luftë të madhe”.

“Ata në thelb po na thonë se ne duhet të largohemi, të mos qëndrojmë këtu, ose të pranojmë që kjo është një pjesë e Azerbajxhanit, ky është në thelb një operacion tipik i spastrimit etnik dhe një luftë me shumë civilë që po vriten tani,” tha Ruben Vardanyan, ish kreu i qeverisë së rajonit separatist.

Azerbajxhani ka hedhur poshtë akuzat që qëllimi i tij është pastrimi etnik i rajonit dhe ka thënë se do të mbrojë të drejtat e civilëve armenë etnikë të zonës sipas kushtetutave të veta.

Megjithatë, Azerbajxhani tha se ishte i vendosur për të hequr strukturat politike dhe ushtarake të rajonit separatist.

/abcnews,al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!