Forcat amerikane kanë shkatërruar një raketë balistike dhe dy dronë të lëshuar nga Houthis kundër një luftanijeje në Detin e Kuq.
Këto informacione janë konfirmuar nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (Centcom).
Sulmi filloi nga Jemeni, ndërsa objektivi ishte USS Gravely.
Nga këto sulme nuk ka pasur të lënduar apo dëme në anije. Gjithashtu, forcat amerikane “shkatërruan një sistem të lëvizshëm raketash tokë-ajër në territorin e kontrolluar nga Houthi”.

