Sulmet ndaj Izraelit, BE sanksionon liderin e Hamasit

schedule14:14 - 16 Janar, 2024

schedule 14:14 - 16 Janar, 2024

BE-ja ka sanksionuar liderin e Hamasit, Yahia Sinouar dhe e ka shtuar gjithashtu në listën e terroristëve. Si rezultat, fondet dhe asetet financiare do të ngrihen nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

“Këshilli vendosi sot të shtojë një individ në listën terroriste të BE-së. Ky vendim vjen si pjesë e përgjigjes së BE-së ndaj kërcënimit të paraqitur nga Hamasi dhe sulmeve të tij terroriste brutale dhe pa dallim në Izrael më 7 tetor 2023.

Këto sanksione do të futen në fuqi nga sot”, thuhet në deklaratë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!