Sulmet kibernetike/ Igli Tafa apel qytetarëve: Tregoni kujdes me të dhënat tuaja, askush s’është imun nga sulme të tilla

schedule21:09 - 2 Shkurt, 2024

schedule 21:09 - 2 Shkurt, 2024

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike të Shqipërisë (AKCESK), Igli Tafa, i ftuar në “Sheshi i Dollarit” pati një apel për të gjithë qytetarët, të cilëve u kërkoi të tregojnë kujdes në ruajtjen e të dhënave të tyre.

Ai theksoi se sot të gjithë jetojnë në një qasje të reja teknologjike dhe askush nuk është më i paprekshëm nga sulmet kibernetike.

“Ajo që duhet t’i drejtohem teleshikuesve me apel është se sot jetojmë në një qasje të re teknologjike, në një mendje të re dhe kjo kërkon që të gjithë, që nga niveli menaxherial, deri te përdoruesi apo qytetari, të mendojnë se si mund të shpëtojë të dhënat e tij nga rreziku i marrjes apo i hakimit të tyre. Askush më në këtë botë nuk është imun nga sulmet kibernetike”, tha ai./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!