Sulmet izraelite në Rripin e Gazës, dhjetëra palestinezë të vrarë

schedule18:27 - 29 Gusht, 2024

schedule 18:27 - 29 Gusht, 2024

Dhjetëra palestinezë u vranë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës shkruajnë mediat e huaja. Sulmet u bënë gjatë një tubimi që palestinezët po mbanin në lindje të qytetit Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, duke vrarë shtatë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Ndërsa në zonën industriale që ndodhet në veri të qytetit Rafah, një dron izraelit goditi një motoçikletë, duke vrarë tre të rinj palestinezë.

Gjithashtu u raportua se 13 persona të tjerë u vranë nga sulmet izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës dhe u dërguan në një spital në Khan Younis.

Në qytetin e Gazës, tetë palestinezë vdiqën nga një sulm izraelit në një shtëpi pranë hotelit Al-Amal.

Agjencia e mbrojtjes civile në Gaza njoftoi se ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të shpëtuar qytetarët të bllokuar nën rrënoja.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!