Sulmet izraelite në Gaza, 32 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në 24 orë

schedule12:33 - 11 Maj, 2024

schedule 12:33 - 11 Maj, 2024

Të paktën 32 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën mëngjesin e sotëm nga sulmet izraelite me raketa dhe artileri në të gjithë Rripin e Gazës.

Të paktën 24 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në disa zona në Rripin qendror të Gazës dhe të paktën shtatë u vranë në një sulm në Jabalia, në veri të qytetit të Gazës.

Sipas informacioneve, raportohet për persona të bllokuar nën rrënojat e shtëpive. Gjithashtu forcat izraelite bombarduan lagjen Al-Salam në Rafah në jug të Rripit të Gazës dhe pranë vendkalimit të Rafah.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!