Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me sulmet iraniane në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Riad.
Në reagimin zyrtar theksohet se Shqipëria dënon me forcë sulmin iranian.
REAGIMI I PLOTË;
Shqipëria dënon me forcë sulmin iranian që shënjestroi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Riad. Akte të tilla janë të papranueshme dhe përbëjnë një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare dhe të parimeve themelore që mbrojnë misionet diplomatike dhe personelin e tyre në mbarë botën.
Sulme të tilla jo vetëm që rrezikojnë jetë njerëzish, por gjithashtu rrisin tensionet dhe shtojnë rrezikun e destabilizimit të mëtejshëm dhe të përshkallëzimit të pakontrolluar në një rajon tashmë të brishtë.
Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rikonfirmon mbështetjen e saj të palëkundur për sigurinë e aleatëve tanë dhe për mbrojtjen e personelit diplomatik. Siguria e partnerëve tanë dhe ruajtja e stabilitetit rajonal janë të panegociueshme.


