Shefi ushtarak i Ukrainës ka deklaruar se 83 raketa janë lëshuar nga forcat ruse deri më tani në valën e sulmeve mëngjesin e sotëm.
Gjenerali Valerii Zaluzhnyi tha në një mesazh në Twitter se 41 prej tyre janë neutralizuar nga forcat ajrore.
BBC nuk mund të verifikojë këtë informacion, por sipas gazetarëve janë dëgjuar shpërthime nga qytete të tjera anembanë vendit.
Lexo edhe: Ukraina zgjohet nën “pushtetin” e bombardimeve ruse, të paktën 8 civilë të vrarë në Kiev
Tetë civilë janë vrarë dhe 24 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse me raketa këtë mëngjes në Kiev.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i ministrit të brendshëm ukrainas, raporton BBC.
Sakaq bëhet me dije se bombardimet ryse kanë dëmtuar 15 automjete në kryeqytetin ukrainas. Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas mëngjesin e sotëm dhe katër sulme të njëpasnjëshme pasuan alarmin.
/abcnews.al