Sulmet e Ramës, Hazizaj: Show i koordinuar me SPAK, lojë që u shitet qytetarëve

schedule19:59 - 11 Maj, 2022

schedule 19:59 - 11 Maj, 2022

Lojë që u shitet qytetarëve, e ka cilësuar avokati Sokol Hazizaj sulmet e pazakonta të kryeministrit Edi Rama ndaj Prokurorisë së Posaçme. I ftuar në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, juristi theksoi se fjala e kryeministrit është shkruar nga SPAK. Ndërsa Rama i kërkoi SPAK-ut që të hetojë zyrtarët e lartë, sipas Hazizajt kjo është e gjitha një lojë dhe e koordinuar mes palëve.

“Nuk është risi veprimtaria e SPAK. Meqë i është dhënë rëndësi dhe ky organ është nën monitorim nga ndërkombëtarët kjo nuk d të thotë që autoritet qeverisës sot për shkak të kësaj strukture është komplet i pavarur. Lënda merret nga këto struktura. Është sulm i vërtetë ky që bën kryeministri? Fjala e kryeministrit është përgatitur nga Struktura e Posaçme. Institucionet qoftë edhe të pavarura të jenë të pavarura ndaj një mekanizmi siç është këshilli i ministrave që ka buxhetin, strukturën. Të gjitha këto struktura kanë ardhur për shkak të një vullneti politik. Kjo është një lojë sikur kryeministri është shumë i mërzitur.

Ka njëfarë ndërgjegjësimi të institucioneve ndërkombëtare në raport me të drejtën dhe respektimin e  të drejtës në gjykata. Ka një ndërgjegjësim të ndërkombëtarëve në raport me lëndën e parë që u jep qeveria strukturës së posaçme. Gjyqtarët dhe prokurorët janë nën preson të vettingut për të mos ushtruar respektimin e të drejtës. Gjykata dhe prokuroria e deritanishme është në presion të madh”, u shpreh ai.

I pyetur për deklaratën e shefit të qeverisë se do të bëjë vetë kallëzime në SPAK për kryebashkiakët, juristi thotë se doli zbuluar.

“Këshilltarë e tij e nxjerrin zbuluar. Kur i drejtohet asamblesë u thotë që do t’i marr kryetarët për veshi tregon që ai ka në dorë të gjitha strukturat. Do të thotë që ti je ai që i çon atje. Ne jemi në cilësinë e qytetari e dimë shumë mirë si kanë qenë zgjedhjet e kaluara.

Sot në gjykatën e shkallës së parë dhe SPAK janë duke u hetuar vepra penale sa i përket proceseve zgjedhore. Çështja është se mbajtja e enës nën presion Nuk ka ndonjë shans për të përmirësuar punën e kryetarëve të bashkisë që erdhën pa konkurrencë. Sot këta kryetarë për shkak të keqpërdorimit të financimeve të qeverisë mund të jenë kontingjenti numër një kontingjent i SPAK. Duke deklaruar një gjë të tillë sot , duket sikur qeveria i ka vendosur gishtin kokës se jeni kompetitivë me zgjedhjet e ardhshme.

Nëse bëhet fjalë për të vetët, nuk kanë ç’bëjnë për më tej se deklarimet. Kur bëhet fjalë për kundërshtarët çdo deklarim i tij bie në kundërshtim me despozitat. Ti frenon organet e hetimit. E vesh të gjithë hetimin politikisht”, tha ai.

Sakaq, lidhur me thirrjen e kryeministrit se SPAK duhet të hetojë non gratën e DASH për Berishën, juristi shpjegon: “Jam shprehur para disa kohësh që organet tona marrim për bazë edhe deklarimin e një gazetari të zakonshëm. Konstatimi non grata ka një themel. Nëse ky themel vjen për shkak të veprimeve korruptive atëherë unë do të mendoja se prokuroria e posaçme është e vonuar për të filluar hetimin dhe gjykata është e vonuar për gjykimin. Por nëse ky deklarim nuk vjen për shkak të veprimeve të karakterit flagrant korruptiv atëherë SPAK është i pamundur ta ndjekë një person për shkak të karakterit politik.” g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!