“Sulmet, akt sabotimi për shtetin e Kosovës”, Sotiri: Me anë të tyre, Serbia po krijon përçarje

schedule16:30 - 30 Nëntor, 2024

schedule 16:30 - 30 Nëntor, 2024

Një shpërthim që ka ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektromotoreve të saj.

Lidhur me këtë shpërthim ka folur në “Faqja 4”, ekspertja për çështjen e sigurisë, Juxhina Sotiri i ka konsideruar sulmet si një akt sabotimi. Ajo ka theksuar se me anë të këtyre sulmeve, Serbia po krijon përçarje.

Sipas ekspertes, duke pasur parasysh incidentet ndërkombëtare që po ndodhin, mund të cilësohet si një luftë e fshehur.

“Të tre këto sulme në vijim të të gjithë praktikave të sabotimit që ndjek Serbia në rajonin verior të Kosovës, nuk do ti konsideroja një akt terrorist, pasi jemi ende shpejt, përpara se të bëhej një vlerësim i mjedisit operacional, ku ka ndodhur ky sulm, megjithatë është një akt sabotimi tjetër për territorin verior, por dhe për të gjithë shtetin e Kosovës.

Do doja shumë të rikujtoja që vetëm para dy ditëve Kosova në ato përmirësimet e politikës dhe ekonomisë së saj, lançoi dhe njoftoi dhe për rindërtimit të industrisë së saj të armatimeve, duke ardhur sa më afër dhe të gjithë thirrjes së aleatit, por gjithashtu jo më larg se dje ne festuam festën tonë kombëtare.

Të gjitha këto incidente ndërkombëtare nuk kanë thjesht një objektiv të limituar në vendin ku ato ndodhin. Do të thoja që për një shtet, të cilit sistemi i Inteligjencës apo shërbimi sekret synohet të ketë reflektime të huaja, dihet që në atë moment ai shtet ka marrë fund. Kështu që është me rrisk, po aq dhe të gjitha këto sulme do thoja, lëvizjet e dronëve në qiejt e Mbretërisë së Bashkuar dhe Britanike, po aq dhe në rajonin tonë”, tha Sotiri./abcnews.al