Sulm terrorist pranë parlamentit në Ankara/ Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

schedule11:37 - 1 Tetor, 2023

schedule 11:37 - 1 Tetor, 2023

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka reaguar lidhur me sulmin terrorist në Ankara, ku mbetën të plagosur dy policë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministria dënon sulmin terrorist, duke shprehur solidaritetin e plotë me Turqinë.

Sakaq, i uron shërim sa më të shpejtë të plagosurve.

Shqipëria dënon ashpër sulmin terrorist në Ankara. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Turqinë dhe refuzojmë çdo formë të dhunës terroriste. Mendimet tona janë me të lënduarit, teksa i urojmë atyre shërim të shpejtë!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!