Sulm në Ukrainën lindore, 5 të vrarë dhe 22 të plagosur

schedule08:45 - 14 Qershor, 2022

schedule 08:45 - 14 Qershor, 2022

Të paktën pesë persona dyshohet se u vranë në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk, të hënën, në atë që separatistët pretendojnë se ishte bombardim ukrainas. Agjencitë e lajmeve të mbështetura nga Rusia raportuan se predhat goditën një treg dhe një maternitet në qytet, shkruan skynews.

Megjithatë, këto sulme nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur nga Sky News.

Thuhet se një fëmijë ishte në mesin e atyre që u vranë nga bombardimet e supozuara të hënën dhe të paktën 22 persona raportohet se u plagosën. Agjencia e lajmeve RIA citoi zëdhënësin e OKB-së, Stephane Dujarric, të ketë thënë se zyrtarët kishin parë raporte për sulmin në spital.

“Kjo është jashtëzakonisht shqetësuese,”tha  Dujarric. “Çdo sulm ndaj infrastrukturës civile, veçanërisht objekteve shëndetësore, është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar”.

/abcnews.al