Të paktën 2 palestinezë u vranë mbrëmjen e sotme në Jenin nga një sulm izraelit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë palestineze pasi ushtria izraelite njoftoi se kishte nisur një operacion në kampin e refugjatëve të këtij qyteti në pjesën veriore të Bregut Perëndimor të pushtuar.
12 persona u plagosën gjithashtu, shtoi ministria në një deklaratë.
Ushtria njoftoi nga ana e saj se një dron ushtarak “goditi”, kampin e Jeninit dhe se një operacion po zhvillohet në Jenin, por nuk ka asnjë informavcion për viktima ose të plagosur.