Sulm me thikë jashtë një shkolle në Brazil, vritet adoleshenti

schedule09:12 - 11 Tetor, 2023

schedule 09:12 - 11 Tetor, 2023

Një adoleshent u vra dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm me thikë nga një bashkëmoshatar jashtë shkollës së tyre në shtetin brazilian juglindor të Minas Gerais, sipas burimeve të zbatimit të ligjit dhe raporteve të mediave.

Autori ishte një ish-nxënës i shkollës dhe pas sulmit u ndalua nga prindërit dhe më pas u arrestua. Viktima ishte 15 vjeç. Nga të plagosurit, dy 13-vjeçarët janë dërguar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa një 17-vjeçar ka pësuar lëndime të lehta.

Tragjedia ndodhi pasditen e djeshme teksa nxënësit po largoheshin nga shkolla t Dom Bosco, në Pasos de Caldas, në pjesën jugore të shtetit, raportojnë mediat braziliane.

Ky është sulmi i katërt në një institucion arsimor në vitin 2023 në Brazil, ku pjesa më e madhe e publikut është tronditur nga incidente të kësaj natyre.

/abcnews.al