Sulm me koktej molotov në ambasadën izraelite në Bahrein, Izraeli tërheq diplomatët nga Lindja e Mesme

schedule09:51 - 20 Tetor, 2023

schedule 09:51 - 20 Tetor, 2023

Ambasada izraelite në Bahrein është sulmuar me koktej Molotov, në sfondin e bombardimeve të Izraelit mbi Rripin e Gazës, i cili filloi si hakmarrje për sulmin e Hamasit të shtunën, 7 tetor.

Pas masakrës në spitalin e Gazës, demonstrata në solidaritet me palestinezët u zhvilluan në një sërë vendesh, ndërsa qeveritë e botës arabe fajësuan ushtrinë izraelite, pavarësisht mohimeve të përsëritura nga Tel Aviv.

Izraeli ka evakuuar disa nga ambasadat e tij në Lindjen e Mesme, duke përfshirë në Bahrein, Jordani dhe Marok.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Izraelit i bëri thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Turqia, për shkak të rrezikut. Izraeli ka tërhequr të gjithë diplomatët e tij nga Turqia, përfshirë ambasadoren Irit Lilian.

Sipas mediave izraelite, edhe diplomatët izraelitë në Jordani, Marok dhe Bahrein janë larguar nga këto vende, për të njëjtat arsye.

Vendimi për tërheqjen e diplomatëve erdhi pas tubimeve protestuese jashtë misioneve diplomatike të Izraelit në Turqi dhe pasi disa protestues u përpoqën të sulmonin rezidencën e ambasadës në Ankara dhe një ndërtesë ku ndodhet konsullata në Stamboll.

Zyrtarët theksuan se diplomatët u larguan për arsye sigurie dhe se largimi i tyre nuk ishte për arsye politike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!