Të paktën katër persona kanë humbur jetën në një sulm me armë në Gjeorgji, SHBA.
Policia tha se është në kërkim të autorit të sulmit i cili vrau katër persona në Hampton, Henry County.
Sipas autoriteteve i dyshuari është një burrë 50-55 vjeç, dhe i gjatë rreth 1.80m. Ai kishte veshur një këmishë të errët me nuanca të kuqe. Ata kanë publikuar edhe detajet e makinës që dyshohet se drejtonte. /abcnews.al