Sulm me armë në një shkollë në SHBA, plagosen dy nxënës

schedule17:42 - 20 Mars, 2023

schedule 17:42 - 20 Mars, 2023

Dy studentë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri jashtë një shkolle të mesme në zonën e Dallas të hënën në mëngjes, policia arrestoi personin e dyshuar për sulmin, thanë zyrtarët.

Të shtënat filluan në një kampus të shkollës së mesme në periferi të Arlington rreth orës 6:55 të mëngjesit, përpara se shumë studentë të mbërrinin për ditën e parë në mësime pas pushimit të pranverës, sipas policisë dhe zyrtarëve të distriktit shkollor.

Të dy nxënëxit e plagosur po marrin kujdes mjekësor, tha zëdhënësja e Distriktit të Shkollës së Pavarur të Arlingtonit, Anita Foster. Ajo nuk mundi të jepte menjëherë informacione të mëtejshme mbi identitetin apo gjendjen e studenteve.

Policia e Arlington tha se sulmuesi i dyshuar nuk hyri në ndërtesën e shkollës së mesme Lamar dhe u arrestua menjëherë pasi oficerët mbërritën në vendngjarje.

Foster tha se autobusët e shkollës dhe studentët e tjerë që vinin u devijuan nga kampusi përpara se të fillonin mësimet. Zyrtarët u kërkuan prindërve dhe të tjerëve që të qëndronin larg kampusit ndërsa policia hetonte. /abcnews.al