Sulm me armë në një kolegj në Krime, 18 viktima dhe 40 të plagosur

schedule13:57 - 17 Tetor, 2018

schedule 13:57 - 17 Tetor, 2018

18 persona humbën jetën për shkak të një sulmi me armë zjarri në kolegjin politeknik në qytetin Kërç në Krimé. Në këtë ngjarje kanë mbetur të plagosur të pakten 40 të tjerë. Përveç të shtënave me armë, ka pasur edhe një shpërthim që ka ndodhur në mensën e kolegjit. Të gjithë viktimat kanë humbur jetën për shkak të shtënave me armë, ndërsa shpërthimi shkaktoi vetëm dëme material.

Autoritetet e Krimesë të aneksuar nga Rusia në 2014, pas identifikimit të autorit të ngjarjes hodhën poshtë pistën e terrorizmit dhe tani rasti konsiderohet si vrasje në masë. Agresori është identifikuar si Vlladisllav Rosljakov, 18 vjeç. I riu, i cili është kapur nga kamerat e sigurisë së kolegjit me armë në dorë, ishte pjesë e këtij instituti arsimor. Hetuesit besojnë se ai fillimisht ka qëlluar në drejtim të studentëve të tjerë dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Ende nuk dihen arsyet e këtij veprimi të adoleshentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!