Sulm me armë në Massachusetts, raportohet për disa të plagosur

schedule22:04 - 4 Tetor, 2023

schedule 22:04 - 4 Tetor, 2023

Policia e Holyoke në Massachusetss raportoi se shumë njerëz u plagosën në një sulm me armë zjarri pasditen e së mërkurës.

Autoritetet thanë se disa individë ishin qëlluar, por nuk tregoi se sa. Policia tha se ka nisur hetimet dhe i kërkon qytetarëve të shmangnin kalimin në kryqëzimin e rrugëve Sargeant dhe Maple.

Zyra e kryetarit të bashkisë Holyoke, Joshua Garcia tha se kryebashkiaku ishte në dijeni të të shtënave.

“Pak para orës 13:00 sot pati një të shtëna në kryqëzimin e rrugëve Maple dhe Sargeant në Holyoke. Kishte të plagosur me armë zjarri. Hetimi policor është aktiv dhe në vazhdim”, tha zyra.

Zyra e Garcias tha se do të jepte më shumë detaje rreth të shtënave pasditen e së mërkurës. Policia tha se konfirmoi se ata morën një telefonatë 911 pak para orës 13:00 dhe gjithashtu morën njoftime nga ShotSpotter.

Holyoke është rreth 90 milje në perëndim të Bostonit dhe një qytet me një popullsi prej afro 38,000 banorësh, është gjithashtu shtëpia e Sallës Ndërkombëtare të Famave të Volejbollit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!