Sulm me acid në një kafene në Gjermani, disa të lënduar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

schedule23:15 - 30 Qershor, 2024

schedule 23:15 - 30 Qershor, 2024

Pesë persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej të cilëve më rëndë, nga një sulm me acid jashtë një kafeneje në Bochum në Gjermani. Shërbimet e urgjencës që ranë në kontakt me acidin gjithashtu pësuan lëndime, tha policia. Autori i dyshuar u arrestua aty pranë menjëherë pas sulmit.

Burri hodhi acidin ndaj një personi që ishte ulur në një tavolinë dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Një grua e ulur në të njëjtën tavolinë dhe një kamariere pësuan gjithashtu lëndime. Siç njoftoi zjarrfikësja e Bochum në X (ish-Twitter), të plagosurit u dërguan në spitalet afër zonës ku ndodhi ngjarja.

Ende nuk ka të dhëna për motivin e krimit./abcnews.al