“Suksesi i Shqipërisë pronësi e të gjithëve”/ Ambasadori i BE: Opozita duhet të ulet në tryezë. Dhuna, jo forma e duhur

schedule11:45 - 31 Tetor, 2024

schedule 11:45 - 31 Tetor, 2024

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE Silvio Gonzato, lidhur me progres raportin për vitin 2024.

Ambasadori i BE Silvio Gonzato u pyet lidhur me tensionet e krijuara në Parlament. Ai nënvizoi se Opozita duhet të ulet në tryezë dhe se dhuna nuk është forma e duhur për të gjetur zgjidhje.

“Kur jam pyetur për situatën publike, duke pasur parasysh reformat që duhet të marrë Shqipëria, që janë për të ndryshuar mënyrë se si funksionon e gjithë shoqëria, opozita duhet të ulet në tryezë. Jam përpjekur të bëj thirrje dhe ta mbaj të përfshirë opozitën. Pak ditë më parë kam thënë që suksesi i Shqipërisë është pronësi e të gjithëve dhe të gjithë duhet të jenë autorë. Ka mënyra për të shprehur mospajtim. Nuk mendoj se dhuna është mënyrë e duhur, por ka mënyra të tjera për t’u angazhuar në dialog”, tha ambasadori i BE.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!