Dua Lipa ka arritur të shënojë një tjetër rekord historik. Këngëtarja shqiptare është bërë femra e parë në histori me albumin më të dëgjuar në Spotify, duke lënë pas kështu dhe Adele. Lajmin e ka bërë me dije vetë Dua përmes një postimi në rrjete sociale ku shprehet e lumtur për arritjen e madhe.
“Faleminderit njerëz kjo është një çmenduri dhe jam shumë shumë shumë e lumtur”, është shprehur ajo. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, Dua arriti të “rrëmbejë” një tjetër çmim të rëndësishëm në “Latin American Music Awards”. Ajo u vlerësua me çmimin ‘Favorite Artist- Crossover’.
Albumi që bëri namin në mbarë botën gjatë izolimit është vlerësuar si më i shituri në Mbretërinë e Bashkuar për tre mujorin e parë të këtij viti. Së fundmi, bukuroshja është angazhuar në eventin e organizuar nga “Elton John AIDS Fountation” për t’ju ardhur në ndihmë të rinjve me HIV. /abcnews.al