Thashethemet për shtatzëninë e këngëtares së njohur qarkullonin prej disa kohësh, por asgjë nuk ishte konfirmuar nga çifti i njohur deri pak orë më parë.
31-vjeçarja Suki Waterhouse njoftoi përmes një dalje publike, diçka që nuk mund të fshihej më. “Vendosa të vesh diçka vërtet të ndritshme sot, sepse mendova se mund të të largonte vëmendjen nga diçka tjetër që po ndodhte”, tha ajo në një video teksa bëri shenjë mbi barkun e saj pak të fryrë.
“I decided to wear something practically sparkly today to try to distract you from something else thats what’s going on. I’m not sure if it’s working”
WE ALL KNEW BUT ITS OFFICIAL NOW, She’s SO MOTHER!?✨? pic.twitter.com/xGEZHbQume
— dose of suki waterhouse (@doseofsuki) November 19, 2023
Waterhouse u shfaq në Festivalin Corona Capital në Mexico City të dielën dhe të gjitha indikacionet tregojnë se çifti i famshëm janë “të emocionuar që do të bëhen prindër”.
Të dy janë në lidhje prej pesë vitesh, por kanë arritur që romancën e tyre ta mbajnë larg syrit të publikut. Pattinson dhe Waterhouse bënë debutimin e tyre zyrtar në tapetin e kuq në dhjetor 2022, duke marrë pjesë në një shfaqje të modës Dior në Giza, Egjipt./abcnews.al
Suki Waterhouse announces she’s pregnant, expecting first baby with Robert Pattinson https://t.co/8yN1rJgF3O pic.twitter.com/G7MR55Th3v
— Page Six (@PageSix) November 20, 2023