Sukaj: Nuk e di çfarë ndodhi te penalltia, morëm një pikë pozitive

schedule18:39 - 22 Shtator, 2019

schedule 18:39 - 22 Shtator, 2019

Sulmuesi i Flamurtarit, Xhevahir Sukaj, shënoi golin e dytë për kuqezinjtë me anë të një penalltie. Për episodin e 11-metërshit dhe ndeshjen në tërësi, bomberi tha për Supersport:

NDESHJA – “Morëm një pikë pozitive, Laçi është shumë shumë i fortë. Është ekip që pretendon për lart. Shënuam dhe mund ta ruanin avantazhin, por nuk ia arritëm. Jam i sigurt që do të rritemi edhe më shumë.

PENALLTIA – “Nuk jam shumë i qartë se çfarë ndodhi. Driblova në zonë dhe pati një përplasje, unë kërceva. Mendoj se ishte penallti”.

SITUATA – “Na kanë thënë se do të zgjidhet gjithçka. Vonesa e pagesave ka pasur ndikim tek ekipi, jemi stërvitur vetëm një javë para kampionatit. Do të doja që të kishim më shumë pikë pas 3 ndeshjeve të para, por i prisnim humbjet. Sot na prishi punë edhe dalja e Pjeshkës”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!