Sukaj komenton golin nga 60 metra ndaj Lushnjës: Më larg se goli i ibrahimoviçit

schedule12:41 - 8 Prill, 2018

schedule 12:41 - 8 Prill, 2018

Goli i Xhevahir Sukajt ndaj Lushnjes mund të cilësohet një nga më të bukurit e sezonit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën. Sulmuesi i Vllaznisë bën një krahasim me rrjetën e shënuar pak ditë  më parë nga Zllatan Ibrahimoviç.

Në hartën e futbollit europian hyhet kështu.

Xhevahir Sukaj, një nga lojtarët më të talentuar ende aktivë, jo vetëm ndihmoi Vllazninë të fitonte ndaj Lushnjes, por edhe i bëri vend vetes në historinë e futbollit.

Goli i sulmuesit shkodran ishte padyshim nga 60 metra largësi, dhe erdhi vetëm pak ditë pasi Zllatan Ibrahimoviç realizoi në këtë mënyrë në debutimin e tij në ligën profesioniste amerikane.

Në përfundim të ndeshjes së Superligës, Sukaj bëri edhe një krahasim me Ibrën, duke folur për Supersportin.

Padyshim që goli i shkodranit ishte në distancë shumë më të madhe sesa ai i suedezit me origjinë nga Bosnja, edhe pse jehona për Ibrën ishte më e madhe, për arsye të kuptueshme.

Gjithsesi, e shtuna nuk pati për hero vetëm Sukajn, sepse jo shumë larg Shqipërisë, në Bosnjë-Hercegovinë, ndodhi një gjë tepër e ngjashme.

Portieri i Zheljezniçarit, Vedran Kjosevski, barazoi për ekipin e tij në minutën e tretë shtesë, ndeshjen e kampionatit në Sarajevë ndaj Shiroki Brijegut.

Edhe në këtë rast mund të thuhet se veprimi i Kjosevskit u ndihmua nga gabimi i portierit kundërshtar, ndërsa goditja e Sukajt ishte e shkëlqyer në saktësinë e saj metodike./abcnews.al