Sugjerimi i ABC News: Akomodimi, historia e ushqimi i shijshëm në Jug

schedule22:06 - 18 Gusht, 2018

schedule 22:06 - 18 Gusht, 2018

Gazetari i Edicionit Veror Eni Shehu ka ndarë këtë fundjavë për shikuesit e ABC News, eksperiencat cilësore që ai përjetoi në Jug. Duke nisur nga akomodimi te historia dhe ushqimi i shijshëm, ja vendet që sugjeron të provoni.

Sëbashku me Fjonën e “INTU Albania” ata e nisën nga Himara udhëtimin në kërkim të cilësisë, duke vizituar një nga shtëpitë historike të restauruara, që është kthyer në bujtinë mikpritëse për turistët me çmime të arsyeshme.

“Është në mes të qytetit po ke një qetësi dhe izolim që nuk e gjen në vend tjetër, është ariktekturë moderne, po ka elementë tardicionalë. Ka disa ambjente ku mund të rrihet më të gjithë të ftuarit. Muret janë që nga viti 1922, por të restauruar dhe përshtatur me kohën e sotme. Dhomat janë të thjeshta, të freskëta, të rehatshme, duket si stil i huaj, por janë të gjitha objekte nga punishte lokale të Himarës. Çmimet janë të arsyeshme, dhoma dyshe me 45 euro nata, përfshirë mëngjesin që e merr në një restorant afër”- tregon Fjona, synimi i së cilës është që të gjejë të gjitha vendet më interesante dhe të bukura për të mbushur aktivitetet e sezonit.

Nga Himara Eni dhe Fjona u zhvendosën në zonën e Dhërmiut në Manastirin e Shën Theodhorit, që është i pashmngshëm.

“Është një pikë me panoramë kryevepër të të gjithë plazhit, është një rrugë që mund ta bësh me ecje ose makinë, pra është një pushim” –vijon Fjona, e cila shpjegon edhe platformën e saj turistike për destinacionet, rezervimet dhe akomodimet etj.

Dhe më në fund te FISHOP, një nga lokalet më të suksesshëm të sezonit, po për herë të parë në kameran e ABC News. Aty mirëpriten nga Edi, me prodhimet e tij të freskëta të detit, i cili shpjegon edhe vlerat ushqyese të secilit produkt që konsumojnë. Edi thekson se, pjata e preferuar e turistëve për këtë sezon mbetet sardelja, çka sipas tij tregon se njerëzit janë më të informuar për vlerat ushqyese.

“Nëse do ta quanim eksperiencë është shumë më tepër, që do të thotë se kemi kaluar ca kapacitete që as vetë nuk mund t’i parashikonim. Pjata më e preferuar, pa e tepruar do të thoja është sardelja. Këto kohët e fundit njerëzit janë të informuar mbi produktet dhe vlerat ushqyese.  Edhe midhja e Butrinit, është lagunë, ku ka prurje të ujërave të lumenjeve, por edhe lidhje të detit. Midhja e Butrinit për shumë pak kohë ka për të qenë një nga eksportet më të mëdha që do ketë Shqipëria, me shumë vlera dhe të ushqyeshme”– thotë Edi, i cili shton edhe vlerat e produkteve të tjera dhe habitatet e tyre.

Ai shpjegoi se të gjithë stafin e ka marrë nga Tirana, ndërsa kërkon që të vendoset një standard i ri cilësie në Jug, për të gjitha që ofron bregdeti ynë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!